Një i burgosur i dyshuar për vrasje ka mundur të arratiset në mënyrë spektakolare pasi këputi pranga, u ngjit në karrige dhe mundi të largohej përmes një të çare në tavan.
Ngjarja ka ndodhur në Las Vegas, ku Alonso Perez, 25 vjeç, u riarrestua 5 ditë pasi mundi të arratisej nga rajoni i policisë.

Shefi i policisë së Las Vegasit Alexander Perez pranoi se policisë iu desh të kalonin 40 minuta që të kuptonte se i burgosuri ishte arratisur.











