“Chek up”-et në shëndetësi, kanë qenë sërish objekt akuzash në seancën e sotme të Kuvendit.
Ish-kryeministri Sali Berisha, duke ju referuar një raport kontrolli, ka akuzuar ministri e Shëndetësisë për shifra fiktive dhe se lekët i ka futur në xhepin e tij.
“Nga kontrolli, janë 200 mijë ‘chek up’-e false. Këto shifra fiktive të ministrit dhe ndrikullës së tij Nushi, nuk janë të miat, por të kontrollit, që ti nuk e njeh… Dhe paratë për këto 200 mijë ‘chek up;-e false, i ka futur ky (ministri Beqaj) në xhep”, u shpreh Berisha.











