• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani: Projektet e mbështetura nga Arabia Saudite kanë qenë shumë efiçente dhe të suksesshme

admin by admin
8 September, 2016
in Politika
0
Nishani: Projektet e mbështetura nga Arabia Saudite kanë qenë shumë efiçente dhe të suksesshme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Image GalleryPresidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë, Princin e Arabisë Saudite, Lartësinë e Tij Mbretërore, Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, President i Komisionit të Turizmit dhe Trashëgimisë Kombëtare të Arabisë Saudit, i cili ndodhet për një vizitë disa ditore në Shqipëri.
Presidenti i Republikës përshëndeti vizitën e Princit saudit në Shqipëri dhe e konsideroi atë si një vëmendje e dëshirë të qartë për t’i nxitur më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e turizmit dhe të trashëgimisë kulturore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që personalisht Princi dhe Arabia Saudite po japin për disa projekte të rëndësishme të ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Shqipëri.
Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve, si dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Arabia Saudite dhe Familja Mbretërore i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve ndër vite. Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani vlerësoi mbështetjen e dhënë përmes Fondit Saudit për Zhvillim, si dhe theksoi nevojën e shfrytëzimit më të mirë të potencialeve të investimeve dhe prezencës së biznesmenëve sauditë në Shqipëri, duke e siguruar Princin se investimet saudite do të kenë të gjitha siguritë e nevojshme ligjore e institucionale.
“Projektet zhvillimore të mbështetura nga Arabia Saudite kanë qenë shumë efiçente dhe të suksesshme dhe jam i bindur se kjo eksperiencë shumë e mirë do të vijojë edhe në të ardhmen”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Presidenti Nishani shprehu falënderimet edhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë pavarësisë së Kosovës, si një akt në shërbim të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe shprehu besimin se Arabia Saudite do të vijojë mbështetjen dhe nxitjen e njohjeve të mëtejshme të Kosovës nga vende të tjera të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.
Kreu i Shtetit, duke iu referuar sezonit të rëndësishëm të Haxhit për myslimanët anë e mbarë botës, vlerësoi rolin, angazhimin dhe mundësitë që Arabisë Saudite i ka krijuar pelegrinëve, veçanërisht atyre shqiptarë, përmes mikpritjes dhe kushteve shumë të mira, si dhe uroi që ky sezon i Haxhit të shkojë sa më mirë dhe që pelegrinët të kthehen më të plotësuar shpirtërisht.
Mes dy bashkëbiseduesve u diskutua edhe për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ku Presidenti Nishani vlerësoi rolin dhe kontributin e Arabisë Saudite në këtë aspekt, si dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë. Presidenti Nishani e siguroi Princin saudit se Shqipëria, në përputhje me mundësitë reale të saj, është e vendosur për të qenë gjithnjë krah aleancës ndërkombëtare në këtë luftë.
Në fund të takimit, Presidenti Nishani i përcolli përshëndetjet më të përzemërta e miqësore Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta dhe Mbret të Arabisë Saudite, Madhërisë së Tij Salman bin Abdulaziz Al-Saud, si dhe mirëpriti me kënaqësi një ftesë për të zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite në një kohë sa më të përshtatshme.

Previous Post

Nishani: Projektet e mbështetura nga Arabia Saudite kanë qenë shumë efiçente dhe të suksesshme

Next Post

Ben Blushi: Ja si i ka shpenzuar Edi Rama 1000 ditët e qeverisjes

admin

admin

Next Post
Ben Blushi: Ja si i ka shpenzuar Edi Rama 1000 ditët e qeverisjes

Ben Blushi: Ja si i ka shpenzuar Edi Rama 1000 ditët e qeverisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.