Ish-kryeministri Sali Berisha, pjesë të denoncimit të tij, sot në Kuvend, kishte edhe sipërfaqet e shtuara të mbjella me kanabis në mbarë vendin.
Duke e lidhur shtrirjen e kësaj sipërfaqe, me emrat e lartë në qeveri, ai ju referua, përgjimeve të institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare.
“Tre janë emrat e dalë në përgjimet e institucioneve ligjzbatuese ndërkombëtare, për kanabisin në Shqipëri. Ata janë, kryekumbari Edi Rama, zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministri Saimir Tahiri”.











