Ish-kryeministri Sali Berisha ju ka dalë në mbrojtje publike maturantëve që nuk kanë mundur të fitojnë një të drejtë studimi, me gjithë mesataret e larta.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Ram, i cili pasi erdhi në krye të qeverisë, sulmonte universitete private, ndërsa tashmë nuk i përmend më ata.
“Të krijohet një komision dhe të anulohet me urgjencë procedurën dhe praktikën ultrakorruptive e deritanishme dhe të vendoset preferencës dhe meritokracisë në vendin që meriton”, u shpreh Beisha.
Duke sjellë një shembull nga Fieri, Berisha tregoi se “një studente shqiptare e ekselencës në Greqi, nuk fiton të drejtë studimi në Shqipëri”
“Një ditë më parë, ambasadori Lu foli për krimin e korrupsionin, duke risjellë si shembull krahasues Al Kaponen. Në Shqipëri, Al Kapone është kryeministër, ai përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar krimin”, denoncoi Berisha.












