Pak vëmendje e durim zonjë, në këto pyetje që po të drejtoj.
1-A i ke kaluar në adoleshencën tënde, vuajtjet dhe ankthet e pritjes, atje lart në Veri ku jetoje, të një burse për universitet, për një degë që mund ta kishe preferencë por që largqoftë të vinte atje se duhej ta përfitonin vetëm fëmijët e bllokut ?
2-A e kaluar lodhjen dhe dhjetëra net pa gjumë mbi libra për tia dalë mbanë, në sfidën më të madhe për një të ri, që është shkolla e lartë?
3-A e ke provuar urinë e një të riu të varfër, pa para, por me uri të zjarrtë për libra e shkollë?
4-Po si nënë, a ke vuajtur emocionet kur vjen ky prag për shkollën e lartë për fëmijët e tu?
Por siç duket Jo!
Asnjë nga këto, ti ministrja jonë arrogante, bashkë me shefin tënd, nuk i keni kaluar, as për vete dhe as për fëmijët tuaj.
Si vullnetarë të Enverit dhe me biografi të mirë, nëna parti ua shtriu dorën ju atëherë dhe fëmijëve tuaj sot dhe nuk keni si ti ndjeni këto.
Por zonja ministre, në mos ndërgjegjes, thirri mendjes, se mijëra të rinj sot nuk kanë ” dorën e ngrohtë të partisë”.
Ti po ua mbyll atyre në burg rininë dhe ëndrrat.
Rilindjes po i vjen fundi, prandaj mos u rendit në anën më të errët të historisë tuaj qeverisëse.
P. S. Nuk më ikën e keqja që je edhe veriore dhe ke terrorizuar një brez të tërë, pasi askush më tepër se Veriu nuk është diskriminuar më shumë nga rilindja në arsim.
* Deputet e Kuvendit të Shqipërisë











