Kryeministri dhe ministra e Arsimit kanë shitur kuotat e universiteteve publike, te universitete private.
Denoncimin e bën ish-kryeministri Sali Berisha, i cili paralajmëron se Ky është vetëm fillimi i pasojave shkatërrimtare të antireformës në arsim të piktorit dështak.
Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Nisin protestat kunder qeverise anti-shkollim!
Te dashur miq, sot mijera studente protestuan me ore te tera para kryeministrise per shkollimin universitar te mohuar me ligj antikushtetues nga dyshja famzeze Edvin – Lindita! Kjo dyshe ka shitur kuotat e universiteteve publike duke mbyllur dyert e tyre edhe per maturante qe kane mesataren mbi 9 apo 9.5 dhe detyruar maturantet te regjistrohen ne universitetet private, duke ndare me pronaret e tyre 40% te vleres se tarifes qe çdo student paguan per regjistrimin tij.
Per kete qellim, ata qe u zotuan se do mbyllin universitetet private kane rritur, siç do te pohonte Lindita, mbi 2.3 here kuotat per keto universitete kete vit?!
Ky eshte vetem fillimi i pasojave shkaterimtare te antireformes ne arsim te piktorit deshtak.
Protestat qe filluan jane vendimtare per te garantuar anullimin e ligjit anti-shkollim te arsimit te larte dhe hapjen e dyerve te universiteteve per ata qe mesojne!











