Një takim i papritur ka ndodhur ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit. Për rreth 30 minuta kokë më kokë janë takuar Ministri i Brëndshëm Saimir Tahiri me kreun e LSI Ilir Meta.
Ky takim u zhvillua fiks në kohën kur presidenti Bujar Nishani po dekretonte shkarkimin e ministrit Edmond Haxhinasto dhe emërimin në vend të tij të Sokol Dervishaj. Cfarë është duke ndodhur me qeverin Rama Meta?! Mos ndoshta radhën për impulse të reja e ka Ministria e Brendshme?
Kujtojmë që ministri Saimir Tahiri është ministri më i kritikuar dhe i sulmuar nga opozita. Po ashtu ky takim vjen vetëm një dite përpara se në parlament të votohet për dekretin e Presidentit për ligjin për sigurinë publike që është kthyer për shqyrtim nga sesioni i kaluar.












