Maturantët kanë paralajmëruar nesër një protestë para Kryeministrisë.
Objekt i protestës është kundërshtimi i sistemit të ri i Ministrisë së Arsimit, për përzgjedhjen e degëve të maturantëve, i cili ka shkaktuar përjashtimin e shumë maturantëve, megjithëse me mesatare të lartë, nga mundësia për të fituar një degë për të studiuar.
Sipas maturantëve dhe studentëve, ky sistem i ri në arsim favorizon Universitetet private.
Protesta është lajmëruar për nesër në orën 10:00.
Ndërkohë, në rrjetet sociale, maturantët kanë denoncuar sot, përpjekjet për kërcënimin dhe intimidimin e organizatorëve të kësaj proteste.
Pas pakënaqësive të maturantëve, ka reaguar sot edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila ka thënë se këta maturantë mund të bëjnë ankesa.











