Pa kaluar 24 orë, prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për rastin e korrupsionit që u transmetua në emisionin investigativ, STOP, në Televizionin Klan.
Organi i akuzës i këtij qyteti, ka urdhëruar menjëherë ndalimin e profesoreshës Ditika Kopliku, Shefe e Katedrës së Biokimisë, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.
46-vjeçarja ka kaluar kufirin dhe për këtë është shpallur në kërkim. Për të marrë provimin, emisioni STOP tregoi se mjaftonte vetëm 100 euro.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: procesverbalet e provimeve për të gjithë studentët e degës Bio-Kimi si dhe pamjet filmike të emisionit investigativ. Mbi 46-vjeçaren rëndon akuza e “Korrupsion pasiv”.











