Foto Ilustruese
Policia greke ka bllokuar sot rreth 1 ton kanabis që po transportohej me një gomone.
Sipas medieve greke, mësohet se lënda narkotike u gjet në Mesologji, në afërsi të Patras. Mediat greke raportojnë se dyshohet që gomonia vinte nga Shqipëria.
Ajo u gjet e braktisur nga trafikantët, sapo u kuptua që po ndiqej nga roja bregdetare greke.












