Foto ilustruese
Një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur në rrugët e vendit. Një automjet tip “Benz”, me targa AA 419 JT , është përplasur me mjetin tip “BMW”, me targa AA 136 HT, me drejtues shtetasin E. V.
Makinën tip “Benz” e drejtonte 41-vjeçari Gezim Berisha, banues në Kurbin. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Larushke të Krujës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur një 41-vjeçare dhe një 19-vjeçare. Dy të plagosurat ndodhen në spitalin Ushtarak të Tiranës. Sipas policisë fajin për aksidentin e ka pasur 41-vjeçari Gezim Berisha, i cili është ndaluar.











