Një 69-vjeçar i dha fund jetës gjatë ditës së djeshme duke u vetëvarur në banesën e tij në Gjirokastër, në lagjen “Gërhot”. Trupin e pajetë të të moshuarit e ka parë i pari djali i tij 32-vjeçar, i cili jeton në lagjen “18 Shtatori” të qytetit. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që kanë çuar 69-vjeçarin t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

