Një pushues nga Kosova, 57 vjeç ka humbur jetën sot në plazhin e Tales në Lezhë.
Viktima është Myzafer Et’hemi, banues në Ferizaj.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 dhe sipas policisë, Et’hemi kishte ardhur për pushime dhe ishte i shoqëruar nga disa shokë të tij.
Të njëjta burime saktësojnë se 57-vjeçari se ka humbur jetën sapo është futur në det dhe nga hetimet paraprake, si dhe nga ekspertiza mjeko – ligjore, dyshohet të ketë pësuar hemorragji cerebrale.












