Një vajzë shqiptare paditi sot në polici një bashkëmoshatare framceze pas një sherri deri në rrahje të fortë në aeroportin e Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur brenda terminalit shtetasja franceze H.D., 19 vjeçe është konfliktuar me shtetasen shqiptare K.D., 20 vjeçe.
Nuk duhen motivet e këtij sherri mes dy vajzave, por për këtë ngjarje Policia ka nisur hetimet pas kallëzimit që ka bërë 20-vjeçarja shqiptare.
Burime të pakonfirmuara thonë se vajzat u rrahën pasi francezja humbi avionin duke bërë shkak për këtë vajzën shqiptare me të cilën ishte edhe shoqe.












