Është duke u zhvilluar në Vatikan koncerti për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Ky koncert u moderua në hapje të tij nga Rita Ora dhe ish kapiteni i kombëtares Lorik Cana. Po ashtu në këtë koncertë do të marrin pjesë edhe këngëtarë të tjerë të njohur shqiptar, Inva Mula, Shkëlzen Doli, Ermonela Jaho dhe Rita Ora janë pjesë e koncertit që zhvillohet në vigjilje të shenjtërimit të Nënë Terezës.
Gjithashtu, në këtë ceremoni janë kryeministri Rama, Presidenti Nishani, ishkreu i PDsë, Sali Berisha, kreu aktual, Lulzim Basha dhe Kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Nënë Terezës i janë njohur nga kisha dy mrekulli deri më tani, edhe pse ithtarë të saj thonë se ka edhe qindra të tjera.












