Foto Ilustruese
Grabitësit “pushtojnë” qendrën e Tiranës. Ata nuk kanë pse lodhen më, për “të zgjedhur” zona periferike larg vëmendjes e kujdesit të policisë. Vjedhja në mes të Bllokut e degës së një banke, duket i ka bërë më trima grabitësit, sa të synojnë tashmë vetëm subjekte brenda qendrës së qendrës së Tiranës.
Një grabitje më e fundit e një pike karburanti te rruga “Myslym Shyri”, e dëshmon këtë.
Një person, i armatosur, nën kërcënimin e armës, ka rrëmbyer 400 mijë lekë (të vjetra) dhe është larguar i pashqetësuar dhe ende i paidentifikuar.
Pas kësaj punonjësit të pikës së karburantit, David Bushatit, nuk i ka mbetur asgjë më shumë se të bëjë rreth 100 metër rrugë në këmbë, deri te drejtoria e Policisë Vendore të Tiranës, për të bërë denoncimin…











