Një burrë i cili po udhëtonte me një motor tip “Yamaha” R1M, që kushton 19 mijë paund, humbi jetën aksidentalisht.
Burri i quajtur Ashar Niazi po udhëtonte nga jugu i Londrës për në Susses. Kur mori një kthesë, miku i tij pa në ajër një grumbull të madh puplash që u shpërndanë njësoj sikur të ishte hapur një jastëk me pupla.
Kur u kthye pa mikun e tij të shtrirë në anë të rrugës. Babai i dy fëmijëve u gjet pa ndjenja për të humbur jetën më pas.
Miku i tij tha se aksidenti fatal mund të jetë shkaktuar nga një pëllumb, i cili ka qenë duke flutur poshtë kur është futur në rrotat e motorit çka mund të ketë shkaktuar më pas aksidentin. Burri punonte si inxhinier.











