Foto nga vendngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një fëmijë 4 vjeç është mbytur në det. Sipas burimeve paraprake, fëmija i identifikuar me inicialet E. B. ishte në plazh me prindërit.
Në një moment, ajo u ka shpëtuar vëmendjes së tyre dhe fatkeqësisht është mbytur.
Dëshmitarët thonë se trupin e pajetë e nxori deti në breg.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur te Shkëmbi i Kavajës, ndërsa mësohet se familja kishte ardhur nga Elbasani.











