Para oficerëve të policisë gjyqësore, David Qosja, autori i vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra, dje në Torovicë, është rrëfyer sot para oficerëve të policisë gjyqësore.
Sipas tij, “dyshoja se po më qëllonin nga shpati, ndaj u përgjigja dhe unë”.
Ndërkohë, burime nga grupi hetimor, kanë bërë të ditur se autori ka çrregullime personaliteti. Ai jetonte i vetëm në shtëpi.
Në momentin e kontrollit në banesë, Davidit i është gjetur një përmendore e vëllait të tij të vdekur.
Ndërkohë, për vrasjen e efektivit të FNSH-së, të njëjta burime saktësojnë se plumbi preku sqetullën e majtë, pranë zemrës.
David Qosja, u rrethua dje nga policia, pasi qëllonte në ajër dhe u denoncua nga banorët.












