Është kapur pas 4 orësh operacion në Torovicë, autori i vrasjes së efektivit te FNSH. Efektivët e Reneas kanë patur qëllim që atë ta kapin të gjallë ndaj edhe operacioni ka zgjatur rreth 4 ore. David Qosja i cili është i sëmur mendor, u rezistoi forcave të policisë dhe atyre të ndërhyrjes së shpejt që kanë shkuar në vendngjarje.
Nga shkëmbimi më armë zjarri i Davis Qoses ka humbur jetën efektivi i FNSH së Shkodrës, Ardian Kodra.Ardian Kodra mësohet se ka marrë dy plumba nga arma automatik me të cilinë ka qëlluar Qosja dhe nuk ka mundur të mbijetojë dhe pse është dërguar në spital.Pavarësisht se ishtë i rrethuar nga policia, Qosja ka qëlluar serish me armë ndaj tyre.











