Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal per Bankën e Shqipërisë në lidhje me abuzimin e vlerës prej 20% të bankënotave të dëmtuara.
Hetimet nisën pas kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për mënyrën se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave nga viti 2010 deri në vitin 2014, kohë në të cilën është shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 4 milionë dollarë. Gjatë kësja Banka Qendrore drejtohej nag Ardian Fullani.
Sipas kontrollit të KLSH bankat e nivelit të dytë ja kanë blerë qytetarëve këto kartëmonedha me 80 perqind të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë këtyre bankave këto kartëmonedha, me 100 përqind të vlerës së tyre. Diferenca prej 20 përqind është përfituar në mënyrë të paligjshme nga bankat.
Pak ditë më parë shoqata e bankave të Shqipërisë doli me një deklaratë në lidhje me akuzat e KLSH ku shprehej se një tjetër audit i Bankës së Shqipërisë nuk kishte gjetur shkelje në administrimin e kartëmonedhave të dëmtuara.
Nisja e hetimit për Bankën e Shqipërisë mund të zbulojë cështje të tjerat raporteve të saj me bankat duke i favorizuar ato përmes kontratave shtrënguese me klientët, fshehjen e komisioneve dhe dëme të tjetra në kurriz të konsumatorëve.
Fitimet vjetore të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri janë marramendëse në krahasim me kreditë që japin apo investimet që kryejnë duke lënë të kuptohet se ato fitime përfitohen përmes tarifave jotransparente të shërbimeve të brendshme.












