Per te konfirmuar marrjen e insulinës së rimbursueshme përgjatë nje viti mjekim një i sëmurë me diabet duhet të trokasë ne tete dyer mjekesh dhe institucionesh shëndetësore.
Per te gjitha keto zvarritje te sëmuret duhet te shpenzojnë se paku 5 dite kohe.
Ministri i shendetesise Ilir Beqaj premtoi zgjidhje ne muajin tetor për shkak të recetës elektronike, pasi u pyet nga gazetarët për torturat e sistemit ndaj të sëmurëve.
Gjate nje konference per barnat, ministri Beqaj u përgjigj edhe akuzave te opozitës, duke thëne se ulja e çmimeve nuk ka cenuar cilësinë. Ndërsa theksoi se nuk ka largime te kompanive te mëdha nga tregu farmaceutik.
Në fakt dje u lajmërua për largimin nga tregu shqiptar i kompanisë së njohur Mibe. Du të tjera u larguan vitin e kaluar.
Sipas Ministrit te Shendetesise shteti sot ka ne liste me shume barna te rimbursushme, kryesisht per sëmundjet tumorale dhe kardiovaskulare, shpenzon me pak dhe nuk cenohet cilësia.
Me qindra pacientë ankohen se ilaçet nuk shërojnë dhe se ju duhet të përsërisin disa herë kurat, duke rritur shpenzimet shumë herë më tepër se përpara se të niste politika “cmime të ulëta, ilace të skaduara” e ministrit Beqaj.












