Efektivët e policisë që morën pjesë në operacionin që u zhvillua në Torovicë të Lezhës për kapjen e të sëmurit mendor David Qosja, kanë shkuar në banesën e kolegut të tyre Ardian Kodra 50 vjeç për t’i dhënë lamtumirën.
Familja e tij në Shkodër ka hapur dyert e mortit për të marrë ngushëllimet e të afërmve e miqve të tyre për ndarjen nga jeta të efektivit 50-vjeçar.
Efektivi i FNSH Ardian Kodra u vra gjatë operacionit të ndërmarrë në Torovicë, aty ku Qosja, i cili rezulton të jetë me probleme të shëndetit mendor, kishte qëlluar me armë në ajër.
Policia e Lezhës e më tej FNSH e Shkodrës ndërmorën operacionin për arrestimin e autorit, i cili u izolua në një banesë e nga aty nisi të qëllojë me armë ndaj policisë. Plumbat i morën jetën efektivit 50-vjeçar.











