Policia e Shtetit ka shpërndarë foto nga aksioni i zhvilluar në Torovicë që angazhoi forcat e policisë së Lezhës, FNSH-së së Shkodrës dhe RENEA-s.
David Qosja, persona me probleme mendore qëlloi me automatik në ajër duke bërë që policia të nisë aksionin për kapjen e tij, por ai refuzoi thirrjet për tu dorëzuar e nga banesa e tij qëlloi me breshëri duke lënë të pajetë efektivin e FNSH-së së Shkodrës Ardian Kodra.
Pas rreth 5 orësh forcat e RENEA-s në një plan të hartuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Cako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Rendin Altin Qato, ndërhynë duke arrestuar në banesë Qosen.
















