Kryetari i PD Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për efektivin e FNSH-së Ardian Kodra, që mbeti i vrarë sot në Torovicë të Lezhës gjatë operacionit për të kapur të sëmurin mendor David Qosja.
Mesazhi i kreut të PD Lulzim Basha:
Tronditëse vrasja e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në krye të detyrës.
Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë.
Burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në vecanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve.











