Ka përfunduar dreka mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta në një prej restoranteve në qendër të Tiranës.
Në përfundim të drekës, pa folur për mediat kreu i Kuvendit.
Ai tha se diskutoi me Ramën për ndeshjen miqësore që Shqipëria luan sonte në mbrëmje me Marokun.
I pyetur për koalicionin me PS-në, duke buzëqeshur Meta tha se “vazhdimësia e koalicionit nuk ka përse të diskutohet”.












