Një plagosje ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Sipas policisë, mësohet se një person është plagosur me thikë në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë një pike bastesh sportive, në afërsi të Muzeut Arkeologjik.
Autori e ka qëlluar viktimën Ramiz Tepshi, në pjesën poshtme të gjymtyrëve. Persona të rastësishëm kanë dërguar të plagosurin në spital, i cili ka pasur rrjedhje të mëdha gjaku.
Pas ngjarjes, mësohet se është vënë personi i dyshuar për këtë ngjarje, Tan Kazazi.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur krimin.












