Të dashur miq, sot mbarë kombi shqiptar përulet me dhimbje të thellë, respekt dhe nderim të veçantë për 1666 bija dhe bij të tij, qytetarë të Kosovës që u vranë, masakruan dhe u zhdukën nga xhelatët e tyre serb vetëm e vetëm se ata ishin shqiptarë.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve dhe të afërmve të shqiptarëve të zhdukur, i bëj thirrje OKB të krijojë me urgjencë një komision ndërkombëtar për të hetuar krimet e rënda kundër njerëzimit që pushtuesit barbar serb kryen dy vitet e fundit të shekullit që shkoi në Kosove duke vrarë masakruar dhe zhdukur gjurmët e krimeve monstruoze ndaj shqiptarëve në Kosovë!












