Një person është plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur te rreth rrotullimi në hyrje të qytetit.
Nga burimet e policisë mësohet se i plagosur ka mbetur Tonin Kola, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Deri tani nuk dihen rrethanat, ndërsa vazhdojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjes.











