Pyetjes se përse projekti për rilindjen urbane te qëndrës në Dibër ka nisur tani, në kohën e fushatës për zgjedhjet vendore Edi Rama i është përgjigjur se këtë e kemi “dhuratë” pikërisht nga ish kreu i PS në Dibër Shukri Xhelili. Sipas tij Shukri Xhelili nuk i ka cuar qeverisë asnjë projekt për Dibrën.
“Projektin për rilindjen urbane të Dibrës e nisëm tani jo për fushate, por se kreu i bashkisë Dibër deri në 2015 nuk na solli asnjë projekt. Projekt bëri pasardhësi i tij dhe ne po e realizojmë”, tha Edi Rama.











