Një fermer nga Shtiqeni i Kukësit kërkoi ndihmë për bagëtitë e sëmura, por shërbimi shtetëror veterinar nuk iu përgjigj. Për këtë arsye ai vendosi që lopën e tij të sëmurë nga Dermatoza Nudelare ta lidhë në ambjentet e Drejtorisë së Bujqësisë së Kukësit.

Teksa foli për mediat, fermeri tha se kishte kërkuar ndihmë për rreth një muaj nga shteti, por vaksinimi i lopës u krye vetëm para një jave duke e lënë sëmundjen të përparonte. Vaksinimi madje tha ai iu bë të gjitha bagëtive të fshatit me një age te vetme.












