Veli Dervishi, i moshuari që goditi mbrëmë me sëpatë të shoqen 68 vjece, fill pas krimit ka bërë një telefonatë me të birin.
“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”, i ka thënë ai të birit ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej, shkruan Panorama.
Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.
Vrasja ndodhi dje rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi goditi gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Besohet se Dervishi ka qene nen efektet e alkoolit.











