Ka mbërritur sot në Shqipëri trupi i pajetë i emigrantit Erion Toro, shqiptarit që humbi jetën nga tërmeti në Itali. Trupi i viktimës mbërriti me tragetin e linjës Bari – Vlorë i cili u ankorua në port rreth orës 08:30.
Trupi i emigrantit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij, ndërsa shpenzimet për kthimin në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare.
Emigranti nga fshati Kurjan i Fierit jetonte prej disa vitesh në Amatrice në Itali. Gruaja dhe dy vajzat e mitura të Toros arritën të dilnin nga banesa, ndërsa trupi i Erionit ngeli mes rrënojave.











