• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ENVER BYTYÇI/ Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!

admin by admin
28 August, 2016
in Politika
0
ENVER BYTYÇI/ Kryeministri i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve!
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
enver_bytyci1_12238

Enver Bytyçi

Kur kancelarja gjermane Angela Merkel erdhi në Shqipëri në korrik të vitit 2015 dhe më pas fluturoi drejt Serbisë, ajo u ndal gjatë si në Tiranë edhe në Beograd rreth idesë së “pajtimit shqiptaro-serb”. Në Tiranë Merkel i kërkoi kryeministrit shqiptar pajtimin me Serbinë dhe bashkëpunim të ngushtë të të dy vendeve. Në Beograd ajo i kërkoi kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç, jo vetëm pajtimin me Shqipërinë, por edhe me Kosovën. Rama dhe Vuçiç u zotuan para saj se do të vijonin procesin e pajtimit midis të dy popujve dhe vendeve që ata përfaqësojnë.
Sipas gazetës më me emër në Gjermani “Frankfurter Allgemeine Zeitung” të datës 10 korrik 2015 kjo çështje kishte zënë thuajse vendin kryesor në agjendën e vizitës së Merkel në Tiranë. Por çfarë ndodhi? Vuçiç është angazhuar vetëm në “pajtimin” me Tiranën dhe Rama i përgjigjet atij pa bërë asnjë përpjekje që në këtë frymë “pajtimi” të përfshihet edhe Kosova.
Pas zonjës Merkel Shqipërinë e vizitoi sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Xhon Kerry, i cili udhëtoi gjithashtu në disa vende ballkanike. Ndërsa para pak javësh Xho Biden vizitoi Kosovën dhe Serbinë. Përfaqësuesit amerikanë nuk kishin si agjendë kryesore pajtimin formal midis shqiptarëve dhe serbëve, por respektimin e marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Për amerikanët duket se nuk është me rëndësi ndonjë kontribut specifik plus i kryeministrit të Shqipërisë për pajtimin e shqiptarëve dhe serbëve. Kjo jo se ata nuk e duan këtë pajtim, por se duhen respektuar normat morale të sjelljes midis palëve. Për amerikanët duket se sjellja konstruktive e shqiptarëve duhet të vazhdojë, me qëllim garantimin e stabilitetit rajonal, por për ta shqiptarët si viktimë nuk kanë asnjë arsye tu kërkojnë falje agresorëve dhe vrasësve në Serbi. Për amerikanët pajtimi duhet të vijë në linjën Prishtinë-Beograd dhe jo në linjën Tiranë-Beograd. Sjellja morale kërkon që Serbia si shtet të kërkojë falje për krimet makabre që ajo ka bërë në Kosovë e shqiptarët, në radhë të parë e kryesisht ata të Kosovës, t’i përgjigjen pozitivisht, nëse ndjesa serbe është e sinqertë.
Ndërkaq gjatë dy viteve të fundit kemi parë një kryeministër shqiptar, zotin Rama, që të rrëmbejë vullnetarisht, me eufori dhe makinacione mashtrimi, flamurin e pajtimit shqiptaro-serb. Në shumë komente dhe analiza kam shkruar rreth idesë së pajtimit shqiptaro-serb të iniciuar në vitin 2011 nga ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, prandaj nuk kam ndërmend të ndaloj në këtë histori. Thjesht po përsëris se iniciativa dhe kërkesa e tij që konfliktin shqiptaro-serb të zhvilluar në Kosovë ta zgjidhë me bisedime midis Tiranës dhe Beogradit ishte një iniciativë provokuese e përçarëse për shqiptarët dhe kombin shqiptar.
Tani jemi para një prove të re të angazhimit të Edi Ramës në intenerarin e përcaktuar nga kumbari i tij, Tadiç. Në tetor kryeministri ynë do të shkojë i shoqëruar me gjysmën e qeverisë së tij në Nish dhe aty do të marrë pjesë në inaugurimin e disa projekteve që lidhin Adriatikun me Serbinë. Në këto projekte bëjnë pjesë ndërtimi i autostradës dhe hekurudhës që do të kalojnë nëpër territorin e Kosovës. Gjithçka që do të bisedohet dhe vendoset në Nish ka të bëjë më parë se me Shqipërinë me Kosovën. Por Kosova nuk do të jetë e pranishme në këto ceremoni, ajo nuk është pyetur dhe nuk do të pyetet për ato çfarë do të vendosin Rama dhe Vuçiç për të. Thuhet se do të shkojë të marrë pjesë në këtë ceremoni një zv. ministër shqiptar i Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës. Por ky zv. ministër nuk ka tagër dhe dijeni të flasë për projekte rajonale. E shumta ai mund të ketë dijeni për çështjet që lidhen me autonominë lokale, ose për krijimin e Asosacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Dhe një zv. ministër, nëse merr mandate përfaqësimi nga qeveria e Kosovës, mund të manipulohet shumë, shumë lehtë nga dy “udhëheqësit ballkanikë”, siç kanë dëshirë të prezantohen zoti Rama dhe zoti Vuçiç. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pranuar si pjesëmarrës në tryezën e Ramës e të Vuçiç për t’i bërë presion për implementimin e marrëveshjes për asosacionin e komunave serbe. Por një gjë është e sigurt, ai nuk është palë në atë aktivitet politik e diplomatik, është viktimë e tij, nëse do të pranojë të jetë i pranishëm.
Megjithatë nuk po ndalem në formën dhe formalizimin e çështjes. Por ne jemi para një sprove dhe sfide të rrezikshme. Para disa ditësh disa lojtarë të kombëtares së Shqipërisë u larguan nga Tirana dhe shkuan të marrin pjesë në kombëtaren e Kosovës. U ndez një debat i nxehtë, deri te etiketimet si “tradhtar”. Andi Bushati ishte akuzuesi i madh i atyre djemve që vendosën t’i dalin zot vendit të tyre të sapo pranuar në FIFA dhe UEFA. Po kë kemi parasysh se Bushati asnjë qasje jo atdhetare të qeverisë së të majtëve në Shqipëri nuk e ka kritikuar e qortuar e aq më pak ta ketë cilësuar si “tradhti”, duket qartë se arma e tij e akuzave për “tradhti” është e rezervuar për t’u përdorur si armë ideologjike.
Por e theksoj përsëri se nuk është ky thelbi i trajtesës që bëj. Besoj se janë të shumtë ata që besojnë si unë, se shfaqja e këtij konflikte në dukje për sportin, nuk është në fakt për sportin. Është si puna e dikujt që mbushet diku e zbrazet diku tjetër. Futbollistët nga Kosova ishin rrufepritësit, ndërsa rrufetë vinin nga sjellja e kryeministrit Rama në marrëdhëniet e tij me Serbinë e shpërfilljen totale që ai i bën Kosovës. Reagimet nga Kosova ishin të natyrës së kundërshtive me politikat e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës. Kryeministri ynë ka marrë përsipër të flasë në emër të të gjithë shqiptarëve në rajon, edhe pse atë e kanë zgjedhur dhe njëkohësisht e kanë tradhtuar zgjedhësit e tij në Republikën e Shqipërisë. E kanë tradhtuar se i ka tradhtuar ai si demagog, mashtrues dhe gënjeshtar klasi të papërsëritshëm në historinë politike të shtetit shqiptar, madje i pakrahasueshëm edhe me diktatorin dhe diktaturën e regjimit komunist.
Ai ka vendosur jo vetëm të rikthejë lavdinë e viteve 1945-1948 në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por njësoj si atëherë të shpërfillë interesat e viktimave reale të terrorit serb, shqiptarët e Kosovës. Ai po shkon në Nish, jo për të folur e lidhur marrëveshje bilaterale, por për të imponuar marrëveshje që prekin shtetin e Kosovës. Ndërkaq në Kosovë disa ende e konsiderojnë Edi Ramën si heroin e tyre për shkak të deklaratës në Beograd se “Kosova është shtet i pavarur”. Nëse kjo deklaratë do të ishte e sinqertë, ai nuk mund të vazhdonte më tutje marrëdhëniet aq të ngushta e të ngrohta me qeverinë e Serbisë pa u bërë realitet njohja e Kosovës nga ana e Beogradit dhe pa ardhur ndjesa e Serbisë për krimet shtetërore kundër shqiptarëve në Kosovë. Por nuk ndodhi kjo. Edi Rama ka vendosur të shkojë jo vetëm në Nish, por edhe në Beograd si piktor me shkarravinat e tij. Në Beograd do të kujtojnë dhe “ngjarjen historike” të vizitës së një kryeministri shqiptar në Serbi të para dy viteve, 67 vite pas vizitës së diktatorit komunist, Enver Hoxha.
Ai nuk le rast pa dëshmuar servilizëm ekstrem ndaj gjermanëve dhe francezëve me pozat e tij pro një pajtimi shqiptaro-serb në modelin e pajtimit gjermano-francez menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe modelin e zgjodhi të njëjtë, aktivizoi si show të radhës grupet rinore të të dy vendeve për shenjë pajtimi. Dmth kopjoi pikë për pikë modelin gjermano-francez.
Por kushtet, rrethanat, territori ku kanë ndodhur krimet serbe nuk janë të njëjta me ato të situatës së krijuar në rastin e pajtimit gjermano-francez. Ato ndryshojnë krejtësisht. Franca u pajtua me gjermanët dhe anasjelltas, por nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala Belgjikën. Gjermania po ashtu nuk mori përsipër të përfaqësojë bie fjala, Austrinë. Edi Rama ka marrë përsipër të mënjanojë institucionet e Kosovës, përfaqësuesit legjitimë të saj dhe të hiqet si “udhëheqës panshqiptar”, ndërkohë që ai dëshiron të paraqitet i tillë vetëm në funksion të pajtimit me Serbinë dhe hapjes së rrugës së saj për integrime europiane. Ndërsa për integrimin e Serbisë në NATO nuk bëhet fjalë.
Kryeministri shqiptar nuk do të lexojë faktet që rrjedhin nga ngjarjet e fundit ne Ballkan e te serbët. Megjithatë po i kujtojmë se partitë politike nga pesë shtete sllave të Ballkanit, përfshirë dhe partinë në pushtet të kryeministrit Vuçiç, në fund të qershorit të kaluar nënshkruan në Moskë në prani të presidentit rus, Vladimir Putin, një deklaratë të përbashkët “të territorit neutral në Ballkan”. Ne shqiptarët e dimë më mirë se të gjithë popujt e tjerë të rajonit, krahas kroatëve, se çdo të thotë një Ballkan “neutral”. Më së paku do të thotë një zonë e influencuar nga Rusia dhe e pozicionuar kundër NATO-s. Më së paku do të thotë rikthimi i teorisë së sponsorizuar nga Moska dhe e pëlqyer aq shumë nga Milosheviçi dhe e majta shqiptare, “Ballkani ballkanasve”, që do të thotë nxjerrje jashtë tij të SHBA-së dhe rikthim të Moskës në vend të tyre. Ka shumë gjasa që kjo zonë ballkanike të orientohet drejt Bashkimit Europian në pikëpamje ekonomike, një politikë e gjithmonshme e Serbisë që gjeopolitikisht të qëndrojë në sferën ruse dhe ekonomikisht e fusha të tjera të lidhet me Europën. Por nuk është politikë e integrimit në NATO. Serbia dëshiron marrëdhënie të ngushta me Shqipërinë, por me kush që Shqipëria të injorojë autoritetin e shtetit të pavarur të Kosovës, pra që Tirana zyrtare të ndjekë de facto të njëjtën linjë politike me Beogradin.
Në Europë ka vende, të cilave nuk u prish punë “neutraliteti” i Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë, mjafton që këto vende të jenë pjesë e agjendës europiane. Shkurt në Europë nuk ka ndonjë shqetësim të theksuar nëse këto vende bëhen ose jo anëtare të Aleancës atlantike. Por për ne shqiptarët është e duhet të jetë krejt ndryshe. Ne kemi interes jetik pranimin në NATO të të gjitha vendeve ballkanike, me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në këtë rajon.
Në këtë kontekst është enigmë se cilin interes ndjek kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama?!
Interesin e pikturave?!
Interesin e pushtetit?!
Interesa materialiste dhe korruptuese me përmasa rajonale, sepse ky lloj kostumi në Shqipëri i rri ngushtë?!
Interesa shpirtërore që lidhen me “lavdinë” dhe tërheqjen e vëmendjes te “partnerët europianë”?!
Apo interesin e Rusisë e të Serbisë?!
Të gjitha këto pyetje retorike e gjejnë përgjigjen vetëm te kryeministri ynë i pajtimit me Serbinë dhe i përçarjes së shqiptarëve.

Previous Post

TABELA/ Shteti të gjitha lekët Sadriut për të blerë votat në Dibër

Next Post

FOTO/ Nënë e bijë në garë për më të bukurën e botës!

admin

admin

Next Post
FOTO/ Nënë e bijë në garë për më të bukurën e botës!

FOTO/ Nënë e bijë në garë për më të bukurën e botës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.