Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në Policinë e Tiranës.Qytetarët kanë njoftuar për një pako të dyshimtë në Sauk në rrethrrotullimin e Sanatoriumit.Mësohet se pakoja është rreth 20 me 40 centimetra dhe është e mbështjellë me plasmas.Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, që kanë nisur hetimet.
“Eshte marre nje telefonate rreth ores 19:40, ku raportohet se në Sauk, tek rreth-rrotullimi, është konstatuar një pako e dyshimtë e mbështjellur me natriban, me përmasa 20-40cm.
Shërbimet policore në vëndngjarje,kanë rrethuar vendin e ngjarjes po kryejnë veprimet proçeduriale”, thuhet në njoftimin e policisë.











