• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria, hapa pas në logjistikë, renditet më keq se vendet pa det

admin by admin
27 August, 2016
in Ekonomia
0
Shqipëria, hapa pas në logjistikë, renditet më keq se vendet pa det
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Mali i Zi.

Shqipëria ka bërë hapa prapa për sa i përket zhvillimit të logjistikës, duke u renditur në vendin e 117 për vitin 2016 nga i 78-ti në 2012, sipas një raporti të Bankës Botërore për Indeksin e Performancës në Logjistikë, ku renditen 160 vende. Krahasuar me rajonin, vendet si Serbia apo Maqedonia që nuk kanë akses direkt të rrugëve detare, ato renditen më mirë se Shqipëria, duke lënë pas vetëm Malin e Zi.
Nga vetë pozicioni strategjik gjeografik, ku në vendin tonë kryqëzohen rrugët më të rëndësishme që lidhin Perëndimin me Lindjen dhe anasjelltas, ne duhet të ishim një prej vendeve me logjistikë dhe rrjet shpërndarje më të zhvilluar.
Janë një sërë faktorësh që së bashku plotësojnë zhvillimin e sektorit të logjistikës, ku ne përsëri kemi një performancë të dobët. Në transport (148 nga 160); doganë (121 nga 160); në besueshmëri (135 nga 160) dhe kohë (94 nga 160) kemi tregues të këqij, sipas të dhënave nga Banka Botërore.
Sipas raportit, performanca e rrjetit të shpërndarjes, si në tregtinë ndërkombëtare dhe në atë të brendshme, është pika kyçe e rritjes ekonomike dhe e konkurrueshmërisë së vendeve. Sektori i logjistikës njihet si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik.
Në Indeksin e Performancës në Logjistikë, Gjermania është e para në listë dhe fatkeqësisht Shqipëria, pavarësisht pozicionit të përshtatshëm gjeografik është në vend të 117, nga 160 vende.
Në ekonominë e sotme globale të ndërlidhur dhe të pavarur, ku konsumatorët dhe qytetarët përfitojnë nga shpërndarja globale e mallrave, ne duhet që të sigurohemi bashkërisht që të gjitha pjesët dhe shtyllat në mbarë globin të bartin ngarkesat e mëdha që vijnë përmes zinxhirit të furnizimit.

Rruga drejt mirëqenies…
Logjistika është çelësi që mundëson zinxhirin e furnizimit në botë, që sjell burime, fara, fidanë, materiale, pjesë, makineri dhe pajisje për fermat dhe fabrikat, si dhe të mira për supermarketet, dyqanet dhe shtëpitë.
Pa logjistikën, prokurimet botërore, industria përpunuese dhe shpërndarja nuk do të ekzistonin. Logjistika lidh shitësit dhe blerësit në mbarë globin dhe u siguron kompanive akses në tregjet vendase dhe globale. Shërbimet e lidhura ndikojnë në koston e të mirave dhe përcaktojnë konkurrueshmërinë e ekonomive. Integrimi i tyre në tregtinë globale dhe zinxhiri i vlerës i shtojnë vlerë rrjetit mbarëbotëror të prokurimeve, rëndësisë së prodhimit dhe shpërndarjes për të krijuar vende të reja pune, si dhe zhvillimin e ekonomisë dhe pasurisë kombëtare.
Shkurt, kur logjistika funksionon siç duhet, është baza mbi të cilën ndërtohet ekonomia e një vendi.
Në 30-shen me indeksin më të lartë të performancës në logjistikë, 22 vende janë anëtare të Organizatës Ekonomike për Zhvillim dhe Bashkëpunim (OECD) ndërsa 14 janë pjesë e BE-së. Kina është zhvendosur nga vendi i 28-të në 2014 në vendin e 27-të në 2016. Ndërsa India, vendi me rritjen më të madhe ekonomike, nuk ia doli të ishte në listën e 30 vendeve me performancë më të mirë, por megjithatë ka kapërcyer 19 vende në klasifikim për t’u renditur e 38-a në listë.
Shtete të fuqishme varen nga përfitimi i blerjeve dhe shitjeve në vendet e huaja. Konkurrenca është motori që i vë në lëvizje, bashkëpunimi i ndihmon vendet për të shfrytëzuar në maksimum.

Rritja e Azisë
Globalizimi, logjistika dhe tregtia kanë pasur ndikim të rëndësishëm në nivelin e pasurisë botërore. Në 2013-n, “The Economist” shkroi se në afërsisht 20 vjet, 1 miliard njerëz kanë dalë nga varfëria ekstreme. Në 2015, Banka Botërore bëri të ditur se varfëria botërore kishte gjasa të binte poshtë 10% për herë të parë në histori.
Kjo u reflektua me hyrjen e Kinës, Indisë dhe vendeve të tjera në zhvillim në prokurimet globale, industrinë e prodhimit dhe në sistemin e shpërndarjes, si faktorë të fuqishëm në ekonominë botërore. Shumë vende në zhvillim kanë mbetur në kufijtë e tregjeve globale, duke kërkuar një dorë për të përmirësuar kapacitetet e tyre në logjistikë.
Midis viteve 2007-2014, diferenca midis performuesve më të mirë dhe më të këqij po shkrihej, duke u nxitur nga përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së logjistikës dhe cilësisë së shërbimit, si dhe të lehtësimit të proceseve doganore.

Logjistika e vendeve pa dalje në det
Sa shpejt mund të ndryshojë situata, marrim si shembull Filipinet, të cilat renditeshin në vendin e 44-t në listë në vitin 2010, por që sot janë në vendin e 71-të. Rënia është nxitur kryesisht nga dy faktorë: infrastruktura e transportit, si dhe aftësia dhe cilësia e shërbimeve të logjistikës, që përfshin operatorët e transportit dhe agjentët doganorë. Publikimi i Zinxhirit Dixhital të Furnizimit, shkruan:
Vendet e kufizuara në logjistikë, p.sh., ato të cilat nuk kanë dalje direkte në rrugët detare apo oqeanike, mundohen vazhdimisht me reformat e vazhdueshme për të lehtësuar tregtinë dhe transportin. Përtej vullnetit politik, vendet me logjistikë të dobët kërkojnë dhe meritojnë vëmendje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Besueshmëria mbi shpejtësinë
Në vendet me performancë të lartë, ngadalësimi në tregtinë globale pas krizës së 2008-s, si dhe shqetësimet globale, krijuan një mjedis shtypës për industrinë e logjistikës. Sektori që përllogariste se emetonte 23% të gazit të efektit serë, u përball me probleme në vendin e punës, përdorimin e tokës dhe planifikimin urban. Në interes të përfshirjes ekonomike dhe të paqes, të gjitha vendet duhet të zhvillojnë më tej tregtinë dhe lehtësitë në transport, si individualisht apo bashkërisht, duke mbrojtur qytetarët nga aktivitetet e dëmshme.
Sipas raportit të Bankës Botërore, besueshmëria e rrjetit të zinxhirit të furnizimit vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha përgjatë tregtarëve dhe ofruesve të logjistikës. Dhe padyshim, besueshmëria është më e rëndësishme se shpejtësia. Kritike për besueshmërinë është eficienca nëpër kufij. Trendi global i tanishëm po shkon drejt shpërbërjes, me ngjarje të tilla si Brexit apo ngritja e gardheve nga Hungaria në kufi me Serbinë dhe Kroacinë, të cilat nuk po i japin një dorë situatës.
Në ekonomi ku infrastruktura dhe aftësitë nuk janë pika kyçe e vëmendjes, qeveritë duhet të investojnë më shumë para dhe kohë për t’u shpjeguar qytetarëve përfitimet e tregtisë globale dhe logjistikës. /Monitor/

Previous Post

Zgjerohet tregu çam, Rama i jep poste të tjera PDIU-së

Next Post

Njihuni me populli misterioz që nuk sëmuret kurrë, çfarë hanë dhe çfarë pinë që jetojnë gjatë

admin

admin

Next Post
Njihuni me populli misterioz që nuk sëmuret kurrë, çfarë hanë dhe çfarë pinë që jetojnë gjatë

Njihuni me populli misterioz që nuk sëmuret kurrë, çfarë hanë dhe çfarë pinë që jetojnë gjatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.