Biznesi më i ri në Vlorë këto ditë është mbështetja teknike për ata që ju bllokohet goma e automjetit nga kompania e menaxhimit të parkingjeve në këtë qytet “Tis Park”.
Elton Lutaj, ka zgjedhur rrjetet sociale për të reklamuar “biznesin” e tij më të ri, bashkë edhe me rezultate konkrete, nëpërmjet publikimit edhe të kësaj foto.
“Ofrojmë suport teknik për këdo që i bllokohet goma nga Tis Park . E para sapo u çmontua, dhe ka kaluar në sekuestro!”, shkruan Elton Lutaj në “Facebook”.













