Një objekt rreth 30 metër i lartë është shembur në Tiranë me shpërthim të komanduar.
Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kreu shpërthimin e telekomanduar me eksploziv të objektit ushtarak, për t’i hapur kështu rrugë ndërtimit të Bulevardit të ri në kryeqytet.
Objekti është me tri kulla. Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku mendohet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.












