• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flasin të afërmit e viktimës nga Rosokoveci, të tërmetit në Itali: Erjonin e prisnim këto ditë, si e mësuan ngjarjen

admin by admin
25 August, 2016
in Kronika
0
Flasin të afërmit e viktimës nga Rosokoveci, të tërmetit në Itali: Erjonin e prisnim këto ditë, si e mësuan ngjarjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Erjon Toro, babai i tre fëmijëve të mitur, që humbi jetë nga tërmeti shkatërrues në Italinë Qendrore, ishte gati duke u nisur për pushime në Shqipëri. Rrëfimi për jetën e tij nga djali i xhaxhait, si e mësuan ngjarjen e trishtë.
Kushëriri i tij Pëllumb Toro tha në media se po e prisnin të vinte bashkë me gruan dhe fëmijët, por jeta iu ndërpre.
Vajza e tij e madhe dhe e shoqja janë plagosur gjithashtu, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Viktima banonte në Amatriçe, një nga zonat që u prek më shumë nga lëkundjet sizmike dhe ku dëmet janë më të mëdha.
Viktima është me origjinë nga fshati Kurjan i Roskovecit. Prej 15 vitesh Erjon Toro jetonte në emigracion, në Itali. Ai ishte baba i dy vajzave të vogla.
Nga tërmeti në shtetin fqinj kanë humbur jetën 247 persona deri më tani dhe qindra të tjerë janë plagosur.
Grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Rrëfimi i djalit të xhaxhait të Erjonit

Ishte 19 vjeç kur emigroi 15 vite më parë në Itali për një jetë më të mirë. Erjon Toro si shumë shqiptarë të tjerë kërkoi të prekte ëndrrën, ndërsa sot gjeti vdekjen mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e sotëm Italinë qendrore.
“Nuk mund ta besojmë vdekjen e Erjonit. Ishte gjithçka e papritur, por nuk kemi në dorë asgjë, madje as natyrën. Në orën 10:00 të paradites na lajmëruan me telefon dhe na thanë se ai kishte vdekur”.
Ky është rrëfimi i Fatjon Toros, djalit të xhaxhait të Erjon Toros, emigrantit shqiptar, i cili mbeti viktimë mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e djeshëm në Italinë qendrore.
Në një intervistë për ‘BalkanËeb’  Fatjoni tregon se si e morën vesh lajmin e kobshëm.
Ndër të tjera kushëriri tregon se gruaja e 34-vjeçarit ndodhet në spital, bashkë me dy vajzat, 5 dhe 3 vjeç.
“Erjoni ishte djalë i vetëm. Kishte edhe tre motra. Ishte i lidhur shumë më nënën”, shton më tej ai.
Amatrice, qyteza ku Erjon Toro ka jetuar për 15 vite me radhë ndodhet në krahinën Rieti, në pjesën veriore të Lazios, qëështë një destinacion i rëndësishëm turistik në Itali dhe sot e rrënuar komplet. Ndonëse qyteza ndodhet në një reliev malor, mijëra qytetarë të Romës dhe jo vetëm, e vizitojnë gjatë verës. Po ashtu, Amatrice, njihet si fshati ku është “shpikur” salca e famshme e makaronave ‘Amatricana’.
Amatrice njihet për lavdinë e saj gastronomike, me një traditë antike, duke u bërë kështu dhe qyteza e kuzhiniereve të Papëve, ndërsa sot kanë ngelur veç gërmallat e saj

Intervista



Kush jua dha lajmin e kobshëm për humbjen e kushëririt tuaj?

Në orën 10:00 të paradites na ka ardhur një telefonatë. Na njoftoi daja i Erjonit. Daja jeton bashkë me motrën e tij në Amatrice. Ata na e dhanë lajmin e hidhur. Jemi të gjithë të shokuar si fis, ishte një humbje e madhe për të gjithë ne. Sidomos për familjen. Erjoni ishte pika e dobët e familjes, djali i vetëm mes 3 motrave.

Keni marrë informacioneve se si është gjendja e gruas së Erjonit dhe dy vajzave?

Aktualisht të tria janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital. Nga ato që na thanë familjarët tanë, gruaja e Erjonit ka fraktura dhe ka thyer legenin, ndërsa vajzat fatmirësisht janë mirë.
Si arriti të shpëtonte gruaja bashkë me vajzat? Keni mësuar diçka mbi këtë fakt?
E gjithë ka ndodhur falë ndërhyrjes së shpejtë. Ata që kanë dhënë ndihmën e parë kanë mundur të nxjerrin nga shtëpia gruan e Erjonit dhe vajzat, ndërsa kushëriri im ngeli mes rrënojave.

E ka mësuar bashkëshortja lajmin për vdekjen e Erjonit?

Jo ende nuk e ka mësuar. Menduam se është herët për të që t’ia thoshim, pasi është e sëmurë.

Po gjendja e familjarëve të Erjonit si është?

Nëna dhe babai i Erjonit sapo e morën vesh lajmin, u hidhëruan. Nëna dhe tre motrat, (dy prej tyre jetojnë në Shqipëri dhe tjetra në Greqi) marrin ndihmë mjekësore në shtëpi. Jemi të gjithë keq. Nuk kemi fjalë.

Sa vite kishte Erjoni që jetonte emigrant në Itali? Kur ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Shqipëri?

Erjoni, kishte 15 vite që kishte emigruar në Itali. Punonte në ndërtim në Amatrice. Ndërsa e shoqja kujdesej për dy vajzat, një 5 vjeçe dhe tjetra 3 vjeç. Kishte dy vite pa ardhur në Shqipëri. Para një jave xhaxhai im u kthye nga Italia bashkë me gruan e tij. Pasi shkonin shpesh tek ai.

E mbani mend nga bisedën e fundit me Erjonin? Çfarë ju ka thënë?

Para një jave kam folur. Shkoja shumë me të. Ishim si vëllezër. Ishte një bisedë e thjeshtë në ‘FB’. Gjera normale.

A ka ardhur ndonjë zyrtar në familjen e xhaxhait tuaj për t’ju dhënë informacioneve për vdekjen e Erjonit?

Jo nuk ka ardhur asnjë, sepse nuk ishte konfirmuar lajmi ende. Ne edhe pse e dinim, shumë vonë u dha emri i tij në mediat italiane, e më pas doli dhe njoftimi i Ministrisë së Jashtme se Erjoni kishte vdekur. Tani duhet të presim për procedurat e ardhjes së trupit në Shqipëri, nga 1 javë deri në 10 ditë.

Previous Post

ANALIZË/ Blu është ngjyra e klientelizmit të kryeministrit vjollcë

Next Post

SKEMA/ Si u mashtrua dhe si u vodh on-line biznesmeni i ashensorëve

admin

admin

Next Post
SKEMA/ Si u mashtrua dhe si u vodh on-line biznesmeni i ashensorëve

SKEMA/ Si u mashtrua dhe si u vodh on-line biznesmeni i ashensorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.