Një shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti qe tronditi Italine. Ndërkohë 7 te tjerë janë plagosur. Behet fjale për një shqiptar nga fshati Kurjan i Fierit, Erjon Toro. Toro jetonte në Amatrice me dy fëmijët dhe gruan. Fatmirësisht familjarët e tij shpëtuan, ndërsa ai humbi jetën.
Familja nga Fieri ka hapur dyert e mortit që prej mëngjesit të sotme, sapo është njoftuar për lajmin e hidhur se djali i tyre kishte humbur jetën në mënyrë tragjike.











