Burime të besueshme thanë sonte se ish deputeti socialist dhe biznesmeni i njohur Koco Kokëdhima është paraqitur në urgjencën e spitalit amerikan në Tiranë.
Bëhet fjalë për komplikacione kardiake. Nuk dihet ende rreth gjendjes së tij shëndetsore megjithëse ditët e fundit ai ka qenë në formë të mirë pasi ka pasur aktivitet intensiv në zonën e mëhershme elektorale.












