Eskorta që shoqëronte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është aksidentuar në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër-Sarandë.
Portali lapsi.al sjell foto nga vendi i ngjarjes, ku siç shihet një automjet i policisë rrugore që shoqëronte ministrin e Brendshëm është përplasur me një tjetër makinë.
Mësohet se Tahiri udhëtonte drejt Sarandës për të vizituar Panairin e Policisë. Nuk dihet nëse ka apo jo të lënduar nga ky aksident.
















