Vazhdimisht është bërë kryefjalë e mediave rozë për një lidhje dashurie, por këngëtarja Enca Haxhia gjithmonë e ka mohuar. Shpeshherë dyshimet për një lidhje me bashkëpunëtorët nuk kanë qenë të pakta, aq sa edhe aludimet se këngëtarja jetonte një romancë me Noizy-n, me të cilin Enca ka një miqësi të gjatë dhe të dy janë pjesë e labelit OTR.

Por të gjitha dyshimet, këngëtarja 20-vjeçare ka vendosur t’i shuajë vetë. Derisa ka vendosur të publikojë një foto në Instagram, por edhe një tjetër në Snapchat duke u puthur me një djalë. Mbretëresha e rrjeteve sociale, tanimë ka bërë zyrtare edhe për fansat lidhjen e saj të dashurisë.

Ende nuk jep asnjë të dhënë për fatlumin në krahun e saj, por në foton e fundit në Instagram, ku Enca dhe partneri i saj kanë bërë me duar shenjën e zemrës, këngëtarja, si në të gjitha rastet, dëshiron t’i bëjë konfuzë të gjithë, ndaj dashurinë e zhvendos: “Dashuri për Jugun e Shqipërisë”,– shkruan ajo në krah të kësaj fotoje.













