Një polic ka rrahur me grusht dhe shembur përdhe një qytetar në Shëngjin pas një debati të shkurtër, me sa duket për parkimin e makinës.
Video e publikuar nga Jetaoshqejf tregon momentin kur polici qëllon me grusht një qytetar duke e shembur për tokë.
Pasi qytetari rrëzohet polici i fut edhe një tjetër.
Ministri Tahiri tha një ditë më parë se policia është e qytetarëve dhe se 99,99 për qind e njerëzve nuk bëjën krime. Pjesa e mbetur sic duket i takon policisë.












