Si çdo vit, mijëra qytetare te Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, e më gjerë të Europës kane nisur dje pelegrinazhin në Malin e Tomorrit, një feste e rëndësishme në kalendarin e fesë bektashie. Sot jemi në ditën e dytë dhe Kryegjyshata Botërore ka hapur dyert e Teqesë së Kulmakut, ku do të zhvillohen të gjitha ritet dhe faljet e festës. Kulmi i festimeve është dita e nesërme më 22 gusht, ku priten organizime nga ana e drejtuesve të Teqesë së Abaz Aliut.
Vitin e kaluar Teqeja e Kulmakut është vizituar nga 300 mije qytetare, për këtë arsye Drejtoria e Policisë se Beratit në bashkëpunim me komisariatet Kuçovë, Skrapar dhe Ura Vajgurore, kane marre masat qe te mos kete asnjë problem gjate pelegrinazhi ne Malin e Tomorit, po ashtu gjatë këtij viti është rregulluar edhe infrastruktura e rrugës. Vëmendja me e madhe e policisë, do te fokusohet tek respektimi i rregullave te qarkullimit rrugor per te shmangur aksidentet. Në këto ditë zona e Skraparit është në qëndër të vëmendjes dhe qarkullimi i automjeteve dhe njerëzve aty është në shifra të larta. Kujtojmë që pelegrinazhi mbyllet në datën 25 gusht.













