Një drejtues makine shpëtoi për mrekulli në fakt nga një aksident shumë i rëndë që ndodhi në rrugën Vau i Dejës-Mjedë.
Automjeti me të cilin udhëtonte i riu doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Makina tip “Golf” lëvizte me shpejtësi ndërsa as trafikndaresja, nuk arriti te mbante automjetin ne rruge.
Rënia ka qenë dramatike por i riu mori plagë të lehta. Aktualisht ai është në spital ndërsa policia po merret me rrethanat e aksidentit.












