Aplikimet për drejtorin e TOB do të pranohen deri të hënën ndërkohë që kanë aplikuar deri tani vetëm 4 persona.
Ata janë Zana Cela, Agim Hushi, Josif Gjipali dhe Kleanthi Gjika,
Të 4 kandidaturat e shpallura janë personalitete të administrimit të kulturës, emra të shquar të artit dhe operas në veçanti.
Gara për drejtor të TKOPB u hap pas dorëheqjes së drejtori Ilia Kërni. Burime nga ministra e Kulturës thanë se në fakt Kërni ishte pushuar përpara se të jepte dorëheqjen dhe se akti i dorëheqjes u dorëzua disa orë pas daljes së urdhrit për shkarkimin e tij.












