Pas asgjesimit të 11500 renjeve te kanabisit ne Tirane, Tropoje, Polican dhe Memaliaj, një tjetër sasi e konsiderueshme kanabisi është asgjësuar nga policia në Tepelenë.
Bëhet fjalë për një sasi prej 5 000 bimësh kanabis, të cilat ishin mbjellë në fshatin Dhëmblan. Droga ishte kultivuar në dy parcela, ku njëra kishte 3500 rrënjë të mbjella dhe tjetra 1500 bimë të dyshuara narkotike u asgjësuan në vendin e quajtur “Budulisht”, Dhemblan, Tepelenë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vetëm këto shifra të frikëshme të bimëve narkotike të cilat janë asgjesuar ditën e sotme e asgjesohet çdo ditë tregojnë se si vëndi është i mbushur me drogë pa fund!












