Ka përfunduar me pasoja në njerëz një aksident i ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin Durrësit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor. Sipas policisë, viktima është 77-vjeçari me iniciale M.N, i cili po kalonte rrugën. Automjeti tip “Opel” me targa AA 126 LT drejtohej nga 19-vjeçari Xhoikleo Taçe, i cili përplasi këmbësorin. Ky i fundit u dërgua në Spitalin Ushtarak ku dhe ndërroi jetë.












